Letër nga shoku për shokun e Flamurit

06/07/2010 05:30

Letër nga shoku për shokun e Flamurit
 


     Isaku, jeton dhe vepron ne Hamburg të Gjermanisë që nga viti 1978. Është regjisor dhe veprimtar i palodhur. Ka filluar në vitin 1980, dhe vazhdon të merret me grumbullimin e materialeve për Aleksander Moisiun. Prej vitit 1980, duke filluar me “EKSPOZITËN” e Moisiut të publikuar në Pragë, regjisori Guta ishte autori i parë jashtë Shqipërisë Sovrane, që nxori një vepër e cila përfaqësonte denjësisht figurën e ALEKSANDËR MOISIUT  me titull “I MADHI MIDIS TË MËDHENJVE”. Në këtë botim na e sjellë në pjesën e tretë edhe një risi për aktorin e madh shqiptar Aleksandër Moisiun. Figura e Aleksandër Moisiut për herë të parë trajtohet nën prizmin e rilindësit shqiptar duke synuar të ndriçojë një anë të panjohur deri me tash të aktorit të madh shqiptar... dhe libri fillon me temën e parë;
“Një jetë njeriu në bashkë udhëtim me aktorin e madh shqiptar Aleksandër Moisiu”...
...u deshën 60 vjet udhëtim për të mbërritur më në fund në Shqipëri...
Në fillim, kjo letër-psherëtimë me zgjoi nga agonia e vapës se madhe verore dhe së paku mua me çliroi nga shpërthimi i psherëtimave, duke ua dërguar letrën e Isakut në ëebfaqen time dhe duke ju kërkuar që edhe ju të shprehni opinionet e juaja rreth temës që flitet në letrën e Isakut, apo edhe  çfarë do qofshin ato...
dibran fylli
............................................................................................................................................

..Oh, le te qajnë i plagosur dreri, E le të loze e pangrënë dhia
Se njëri fle, dhe tjetrin e ha vreri
Kështu na qenka bota, njerëzia...
                                                                                                                            Uiliam Shekspir
............................................................................................................................................

 

 NJË PSHERËTIMË SHQIPTARE ME GJYSMË SHPIRTI

          

/nga Isak GUTA, Hamburg/

...i dashur shok! më fal që përmes psherëtimës, as ngushëllim dhe as urim,
më ka marr malli e ndiej nevojë të madhe për kuvendim...
            Sikur prej kohesh  të isha marrë me ditar, shënimi i sotëm, i fund majit 2007, do të ishte rekord ndër psherëtimat më qyqare. Kurrë nuk e kam ndje vetën më qyqar ne jetë, madje aq më keq, jo vetëm individualisht. E shkruaj një letër krejt të pakuptimte edhe për vet mua, i shtyrë nga një detyrim i brendshëm dhe rrëmbyes. Nga ato psherëtima të thella përplot mbushje të pazotrueshme ne shpërthim. E shkruaj letrën kur ende s’kam ide se kujt t’i drejtohem. Por jam i detyruar të shkruaj. Së paku të çlirohem nga shpërthimi i psherëtimave..., edhe nëse arrij t’i drejtohem ndonjë shoku, mërgimtari, bashkatdhetari, i afrohem me një peshë jashtë çdo force. Më shumë së gjithçka tjetër i ngushëlluar e për ngushëllim...,
jo, jo ! s’dua të shkruaj letër të pakuptim...
            Kurrë së kam ndje vetën më të vetmuar nga pozita qyqare, se sa kur shkruaja letrën pa mos ditur kujt t’i drejtohem. (!) Gjithçka trazohet e vihet ne pikëpyetje...prej më të keqes. Mos vallë u përkas atyre qe s’ke ku të drejtohesh !? Kjo është ajo që s’ka fare kuptim midis “begative pluraliste” të kohës sonë.
Me mbi gjysmë jete i përkas mërgatës shqiptare, që nga viti 1981 u trashëgua me ca klube e demonstrata punëtore. I takonim rrugës që na dëshmonte pjesë të pandashme nga populli e kombi në Atdhe. Kjo mërgatë nga viti 1990, është shumëzuar vendeve evropiane me rini masive të shkolluar e intelegjenci, duke ia kaluar milionit me emigracionin e ri. Ënde ekzistojnë ca klube tradicionale pa zërin e mërgatës. Janë hap qindra e mijëra kafene e restorante përfituese private. Nuk mungojnë dhjetëra dege të grupimeve partiake, shoqata e arsimtareve, ajo e shkrimtarëve dhe e krijuesve. Megjithëse pa shoqëri e veprimtari të artit të mirëfilltë. Nuk mungojnë as shoqatat humane, qindra agjenci ne shërbim, disa xhami ne disponim etj. Kurrë s’kemi pasur inteligjenci shqiptare kaq të tepruar prej gjithfarë lloj pluraliste qe i ka bota. Shqiptar të Shqipërisë, shqiptar kosovar, shqiptar maqedon, shqiptar amerikan, anglez, francez, gjerman, suedez...opaaaa! gati t’i harroja edhe ata me mendjen e shkjaut ne kokë! Me qindra mbi rrugë e nën rrugën shqiptare të mbytur nga pluralizmit. Pa intelektual të trurit kombëtar. Me “karroce prej dhjetëra bigave!”, udhëton shqiptaria e shekullit të RI nëpër Evropë e Botë. Udhëtoj edhe unë ne të njëjtën karrocë i humbur ne labirintin e rrugëve pa dalje. Më kot priti rrugëdalje. S’di kujt t’i drejtohem ?...
            Megjithëse të korrurat e fryteve shqiptare-kombëtare, zakonisht gjatë historisë i ka përmbledhur Nëntori i Viteve, ato qe i bërën të mbjellat, janë pranverat shqiptare. Jo rrallë herë ngadhënjyen me lulëzime shqiptare historike. Ato qe e dallojnë Pranverën 2007, janë paralajmërimet nga forcat kombëtare e ndërkombëtare për Pavarësimin e Kosovës, si eksperimentim i botës se re globaliste me disa kushtëzime. Ndër kushtëzimet eksperimentuese, më të pa durueshme absurde, ka qenë përjashtimi i Flamurit Kombëtar nga pavarësimi i shtetit të Kosovës. Bota sikur e zbuluan Kosovën nga pranvera ’99, dhe eksperimentojnë shtetin e pavarur të saj, me përjashtimin e të vetmit Flamur Kombi e të Luftës për Liri e Shqipëri Etnike gjatë gjithë historisë, mbi 500 vjet. Nga ky eksperimentim i shtetit të ri nga bota globaliste ne pazare, përjashtohet Kosova si e paqenë nga historia dhe prej qenies kombëtare qe ka derdhur gjakun për liri e bashkim kombëtar. Qysh prej vitesh, arbitrarisht Kosova është shpallur “multietnike”, ku përparësia kryesore është krijimi i përkatësisë se re “kosovare” me “shtet të pavarur e flamur të ri”, krejtësisht i pa histori!?. Ky është fondamenti i vullnetit të botës, i eksperimentuar në Kosovë. Edhe përballimi shqiptar është i pamundur karshi erës globaliste të fuqive të mëdha për sundimin e botës.
Janë 7-8 vite “defakto” pas çlirimit, të pezullimit të pavarësisë së Kosovës, me botën globaliste sundimtare për zot shtëpie. Nga ujdia globaliste janë kërkuar gjithfarë “standarde” imponuese-absurde, pa mos kursyer as tjetërsimin e qenies shqiptare në përkatësi të pa histori. Në Kosovë nga vullneti globalist për 8 vite, është eksperimentuar krijimi i tipit të shtetit të ri globalist nën varësinë totale të botës. Aspak nuk mund të jetë pa varg imponimesh e të mbjella globaliste në kundërshtim me vullnetin e popullit, por jo ne pak raste, edhe e padurueshmja në mungesë të forcës, bëhet e durueshme.  Në disa raste gjatë shekujve është durua edhe ndalimi i Flamurit. Prej më të padurueshmeve që nuk arsyetohen me asnjë durim, është kur kombi provokohet me synime cenuese ndaj Flamurit Kombëtar, mbi 500 vjet të pa prekshëm. Ndryshimi  në Flamur, nga cilat do forca politike, është përdhunimi më i rëndë fiziko-psikik që mund t’i bëhet një trupi kombëtar. Durimi në mungesë të forcës reaguese trupore kombëtare, më shumë se gjithçka dëshmon për pësimet tjetërsuese të kombit shqiptar. Kjo është Pranvera 2007, që pavarësimin e Kosovës e kushtëzon me tjetërsime prej qenies shqiptare.
            Megjithëse ne pyetje vihet reagimi i gjithë kombit, mjafton të vështrohet qëndrimi i mërgatës shqiptare nga heshtja e pabesueshme. Heshtja mund t’i numëron deri në 99 arsyetime, se më mirë është një pavarësi globaliste e Kosovës, nën varësinë e botës, se sa nga e kaluara nën kthetrat multishovene. Globalizmi na ndihmoi të shpëtojmë dhe jemi ne krahun e tij. Çdo kundërshtim na bënë të pësojmë edhe më zi, etj. etj. Fati i kombit  u është besuar forcave politike përfaqësuese dhe ato duhet respektuar. Për fatin e Flamurit është i autorizuar të vendosë “ekipi i unitetit” i Kosovës e për Kosovën,  që është 1/6 karshi 1/3 të Shqipërisë së Pavarur. E vetmja është një, ajo që s’harrohet, se çdo prekje në Flamur e cenon një komb të tërë. Se nga dhunimi i 1/6 kombëtare, mbarësohet pjella më e keqe tjetërsuese përbrenda një kombi, gjatë dekadave. (!) Mos vallë kujtesa historike me plotë plagë të vjetra e ndër më tragjike të tanishme, pos përpjekjes të shpëtohet gjallë, s’ka derë tjetër për shqiptarët, apo kemi të bëjmë me shpërbërjen e kombit shqiptar në disa popuj ? (!). Përndryshe, çfarëdo prekje në Flamur, pos zgjimit reagues nga i gjithë trupi kombëtar në Atdhe, si për asnjë çështje tjetër duhej e gjithë mërgata shqiptare të ngrihej në këmbë. Edhe java shtat ditore në shërbimin e mërgatës, duhej të bëhej tetë. S’ka bashkim më të fuqishëm shqiptar, se sa ai që vije nga forca në mbrojtje të Flamurit. Nga ajo mbrojtje shqiptare ne tubime masive, prej të cilave forca kurrë nuk është lejuar dhe as qe lejohet diskutimi i Flamurit Kombëtar. Për shqiptaret, Flamuri i Kombit është i padiskutueshëm dhe i pa prekshëm tash 564 vjet. Flamuri është ndaluar ose ka valuar i lirë, varësisht nga pësimet karshi pushtuesve ose forcat fituese kombëtare. As robëria 5 shekullore kurrë s’ka qenë e fuqishme ta zhduke Flamurin, sepse i pa zhdukshim ishte kombi shqiptar. Në mungesë të forcës kombëtare, Flamuri i Kombit nga valimi i lire është ra ne ilegalitet, por kurdoherë që është rrezikuar të ndalohet Flamuri Kombëtar, shqiptaret janë bashkuar të nxjerrin qëndrime unike dhe forcë rezistuese, sepse mbrojtja e Flamurit ka qenë mbrojtja e lirisë. Rrezikimi i Flamurit Kombëtar me synime tjetërsuese e përjashtuese prej lirisë e pavarësisë kombëtare-shtetërore, është njëra prej synimeve më të rrezikshme barbare për tjetërsimin e përkatësis kombëtare. Një eksperimentim i këtillë multishovenist antishqiptar, është zbatuar në Kosovën-Shqipëri anësuese me 2/3 të trupit kombëtar. Përball këtij rreziku më së aktual, mund të zgjoheshin qindra tubime shqiptare në mërgatën rreth dy milionëshe, sepse në pyetje është mbrojtja e përkatësisë kombëtare nga tjetërsimi. Aspak rrezik ky i panjohur. Eksperimentimi për tjetërsimin e qenies shqiptare, është zbatua krahas ndalimit të Flamurit Kombëtar dhe dhunës multishovene për spastrim etnik të popullsisë shqiptare nga trojet etnike. Veçmas pas vendimeve të Versajës ndaj 2/3 trupore shqiptare anësuese, fillon prezantimi tjetërsues i shqiptareve në gjuhët sllave duke i quajtur “allbanci” vetëm shqiptarët në Shqipërinë e Pavarur, për dallim tjetërsues, të tjerët thirrën “shifrari”, shqiptari, arnauti, latin, mysliman, ortodoks, greko-sllav...” dhe të tjera tjetërsime nga ajo shqiptare.
            Pos ndalimeve nga forca e pushtuesit gjatë shekujve, mund të thuhet se prekja e parë me synime cenimi e tjetërsimi ndaj Flamurit Kombëtar, ka ndodhur në vitin 1987, para 20 viteve. Përkundër 700.000 shqiptareve të diferencuar tok me Flamurin e Kombit, për Flamur të Shqipërisë e të Enver Hoxhës “irredentist”, forcat multishoveniste në pamundësi të ndalimit, arritën një ndryshim në Flamur. Nga kjo nisje shoviniste barbare, Flamuri i kombit pësoi ndryshim me heqjen e yllit prej dykrenores dhe zmadhimin e tij në fushën e kuqe. Me këtë akt më famëkeq antishqiptar, u provua disa herë të ngelin pa Flamur kombëtar mbi 3 milion shqiptar ne Jugosllavin artificiale titiste. Megjithatë, asgjë e papritur nga dhuna eksperimentuese serbo-multishoveniste antishqiptare mbi 100 vjet, deri me shndërrimin e Kosovës në “tokë të djegur” e varreza masive në vitin 1998/99 !... Ajo që ka qenë krejt e papritur dhe befasuese deri ne tronditje, është kopjimi dhe vazhdimi i eksperimentimit tjetërsues për 8 vite, me forcat globaliste të botës për zot shtëpie në Kosovë. Shpëtimi nga spastrimi total etnik, sikur u ka mundësuar forcave globaliste të jenë zbuluese me shndërrimin e Kosovës në pronësi të botes. Më botën për zot shtëpie, Kosova 1/6 e shqiptarisë me mbi 90% të qenies shqiptare e çliruan me luftë vendin nga Serbia okupatore, përjashtohet nga e vërteta e pakundërshtueshme dhe ligjshmëria e drejtësisë qe i takon fitores: 1/3 e shqiptarisë se pavarur + 1/6 e Kosovës Shqipëri = 3/6 dhe kjo është ½ apo gjysmë Shqipërie nga copëtimet e Versajës qe i janë bere arbitrarisht Shqipërisë e trupit kombëtar. I çuditshëm është qëndrimi i fuqive botërore, qe nga Shqipëria e vërtet të mos guxon të shpallet as gjysmë Shqipërie e Pavarur(!) Mos vallë ënde nuk i mjaftojnë botës; procesi sistematik i krimeve të gjenocidit, etnocidi i pastrimeve etnike mbi 100 vjet, shndërrimi i Kosovës në burg e fushe ferri, në “tokë të djegur” e varreza masive shqiptare !?! Cili prej shteteve të pavarura ka pësuar kaq shume plage duke i dal zot lirisë e pavarësisë dhe çka mbetet të ndodhë edhe më tragjike, që kombi shqiptar t’i realizonte aspiratat e ligjshme ?! I pa pritur ka qenë kalimi nga eksperimenti multishoven në atë globalist për tjetërsimin e kombit më të vuajtur nga padrejtësia. Si komb i vogël i pafuqishëm përballë fuqive globaliste, i durueshëm kur s’ka çka bënë dhe i frikësuar nga pësimet keq e më keq, ai hesht. Realisht i ka 99 arsye imponuese të struket në heshtje ilegale, por në qoftë së botës nuk i prish pune as tjetërsimi i ndonjë kombit, ky veprim antikombëtar për kombin shpërbemes, është krejt i padurueshëm.
            Me Pranverën 2007, ne vend të urimit të pritur, tash e disa vite për Pavarësimin e Kosovës, është rrezikuar nje komb i tërë shqiptar. Shpërbërja kombëtare s’ka “miqësi” nga qe na qenka “komuniste, pluraliste, borgjeze, shoviniste, globaliste”, sepse nga kushdo është shpërbërje. Në emër të Kosovës synohet të krijohet e të shpallet shteti i ri globalist i botës nga shpërbërja e kombit shqiptar në multietni. Prej më të padurueshmeve duhet të jetë; ndryshimi, tjetërsimi ose përjashtimi i flamurit të kombit nga përfaqësimi i pavarësisë shtetërore në Kosovë. Kjo nuk është në kundërshtim vetëm më Flamurin e Kombit Shqiptar në shkallë ndalimi, por nder aktet më të rrezikshme antishqiptare vepruese në shpërbërje trupore kombëtare, krahas vendimeve arbitrare të Versajës. Më aktit tjetërsues apo të përjashtimit të Flamurit nga shteti i pavarur globalist,-Kosova 1/6 e Shqipërisë, pas copëtimeve qindvjeçare, mohon Flamurin e vetëm të të gjitha Luftërave Çlirimtare per Liri e Pavarësi, të qenmën kombëtar të saj, ligjshmërinë nga e vërteta historike dhe i prinë shpërbërjes shqiptare kombëtare më pasoja nder më të rrezikshmet në të tashmen dhe në të ardhmen. (!) Në këso raste përballë rreziqeve të shumëfishta, mbrojtja e Flamurit të pandashëm nga Liria është mbrojtja e përkatësisë kombëtare përballë shpërbërjes.
            Në qoftë se kjo nuk është vetëm psherëtimë e thellë shqiptare, po rrezik real që i kanoset shpërbërjes kombëtare, atëherë i pa shpjegueshëm është mos reagimi i trupit kombëtar nga të gjitha pozitat e më të gjitha organet. Pse mërgata shqiptare nuk organizoi asnjë tubim, qe së paku ta shprehin qëndrimin nga pozita e saj, brengos vuajtja prej një mungese të madhe. Ajo edhe kur nuk mund bënte, kishte mundësi të thoshte shumë!... Përkundrazi nuk di kujt t’i drejtohem as me ngushëllim e as me urim ?!
Truri i kombit kurrë nuk mund të vritet për vdekje !
Kjo s’më besohet. I takoi kombit që është bërë tokë!
Më është ndalur fryma. Nuk kam forcë ta shprehi as psherëtimën. Më besoni.!?


Nga shoku për shokun
Back

Search site

© 2014 All rights reserved.