AKTI THEMELUES dhe STATUTI

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Shërbimeve Publike Ministarstvo Javnih Sluzbi
Minstry of Public Services

Departamenti i Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve
Departament za Registracije i Veze sa NVO-a
Department of Registration and Liaison of NGO-s
                Numri i dosjes:_____________


                                                           VETËM PËR NEVOJA TË ZYRËS TË OJQ-ve
                                                              AKTI THEMELUES
Themeluesit e poshtëshënuar, me qellim të themelimit të organizatës joqeveritare ne Kosovë, sipas Rregullores No. 1999/22, deklarojnë që:
1. Emri zyrtar i organizatës është: ART universal
2. Organizata është themeluar si  (shënoni njërin): X Shoqatë , Fondacion
3. Adresa e zyrës kryesore të organizatës në Kosovë është:
Komuna KLINË. Qyteti PRISHTINË. Adresa RRUGA E CARRALEVES 189.
4. Qëllimet Zyrtare të Misionit të organizatës janë:(sipas nevojës të bashkëngjitet fletë shtesë)
                                      AKTIVITETET KULTURORE

5. Emrat dhe adresat e themeluesve janë: (sipas nevojës të bashkëngjitet fletë shtesë)
                                                                 VËREJTJE:

Çdo   shoqatë   duhet të shënojë tre themelues nga të cilët së paku njëri është me vendbanim ose seli në Kosovë. Çdo   fondacion   duhet të shënojë së paku një themelues vendbanimi ose selia e të cilit është në Kosovë.

i) Emri     DIBRAN FYLLI. Adresa Komuna KLINË .Qyteti  PRISHTINË
Adresa   Rruga CARRALEVES 189. Telefoni  +377(0)44 115 411. Faksi                            
E-Mail   dfartisti@hotmail.com & dibra-1@live.com
ii) Emri   SKËNDER BEHRAMAJ.   Adresa Komuna  KLINË. Qyteti KLINË
Adresa    RRUGA “FARUK ELEZI” NR. 51. Telefoni  +377(0)44 222 898. Faksi                                      
E-Mail       keni@linuxmail.org          
iii)Emri   NAIM KADRIU. Adresa Komuna  KLINË.  Qyteti KLINË
Adresa     RRUGA “FARUK ELEZI” PN.   Telefoni   +377(0)44 363 865.  Faksi                                    
E-Mail     naim_likofci@hotmail.com

Nënshkruar më:
  Nga Themeluesit
                i) dibran fylli                        ii) skender behramaj                            iii) naim kadriu

KËRKESË PËR REGJISTRIM /KOSOVARE
Numri i dosjes:
VETËM PËR NEVOJA TË ZYRËS TË OJQ-VE
 
KËRKESË PËR REGJISTRIM TË SHOQATËS OSE FONDACIONIT NË KOSOVË SIPAS RREGULLORES SË UNMIK-ut 1999/22


Personi i cili e nënshkruan   këtë kërkesë për regjistrim sipas Rregullores së UNMIK-ut No. 1999/22, dëshmon kompetencën e tij/saj për dorëzimin e kësaj kërkese në emër të organizatës si dhe saktesinë e të dhënave të poshtëshënuara:
1. Emri zyrtar i organizatës:
ART universal
2. Shkurtesa zyrtare e organizatës:
uniART
3. Organizata është (shënoni njërin): Shoqatë  Fondacion
4. Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës në Kosovë është: DIBRAN FYLLI
5. Funksioni zyrtar i tij në organizatë është: KOORDINATOR I PËRGJITHSHËM
                                       

KËRKESË PËR REGJISTRIM/KOSOVARE
6. Adresa për kontakt e organizatës në Kosovë është: Komuna KLINË Qyteti PRISHTINË
Adresa RRUGA CARRALEVES 189. Telefoni  +377(0)44 115411  E-mail dibra-1@live.com
7. Kjo kërkesë është dorëzuar më: (data)  10.11.2008
Nga (emri)  SKËNDER BEHRAMAJ.  Nënshkrimi;__________________
Adresa Komuna   KLINË. Qyteti KLINË. Adresa RRUGA “FARUK ELEZI” nr. 51
Telefoni   +377 (0)44 222 898    E-Mail keni@linuxmail.org          
8. Është bashkangjitur:  akti themelues i organizatës, statuti i organizatës, lista e qëllimit dhe aktivitetit të organizatës .
 VËREJTJE: NGA JU KËRKOHET QË PËR ÇDO NDRYSHIM TË KËTYRE TË DHËNAVE TA                                               NJOHTONI DEPARTAMENTIN E REGJISTRIMIT TË OJQ-VE
Data e dorëzimit në Divizionin e regjistrimit të OJQ-ve:                            
Vendi i dorëzimit: Prishtinë
KËRKESË PËR REGJISTRIM/KOSOVARE
FUSHAT E PËRGJITHSHME TË AKTIVITETIT
A. Emri i Organizatës: ART universal
B. Shkurtesa: uniART
C. Fushat e aktivitetit: Kultur
Aktivitetet tjera (iu lutemi te sqaroni)
Ju lutemi të përshkruani aktivitetet në detaje
                                                            
Qëllimi dhe Aktivitetet
                                                  Organizata është themeluar me qëllim të:
-Ngritjes profesionale për artistet e rinj të të gjitha drejtimeve
-Ndihmës profesionale në lëmin e arit skenik dhe filmik
-Ndihmës profesionale në lëmin e artit pamor (pikturë dhe skulpturë)
-Ndihmës profesionale në drejtimin e dramaturgjisë, regjisë, aktrimit, skenografisë, montazhit,
  ndriçimit, grimit, zërimit-tonit dhe dizajnit grafik
-Realizimit të filmave dokumentar dhe artistik
-Përgatitjes se shfaqjeve profesionale me qëllim të rikthimit të shikuesit në shfaqje teatrore
-Përgatitjeve dhe organizimit të premierave të teatrit dhe të filmit artistik dhe dokumentar
Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Organizata do të ndërmarr, (por nuk do të kufizohet vetëm në to), aktivitetet e poshtëshënuara:
a)Organizimin e kurseve të ndryshme-trajnime
-Aftësimin praktik në kompjuter:
          -sistemi modular për montazh të reklamave,
          -të filmit dokumentar, artistik dhe televiziv,
          -të titrimit dhe muzikës,
          -efektet e të gjitha llojeve dhe spoteve televizive,
          -të dizajnit grafik.
-Aftësimin e artistëve të rinj ne degët:
          -aktrim,
          -regji,
          -dramaturgji,
          -skenografi dhe kamerë.
b)Hapjen e mundësive të reja
-Përgatitjen dhe aftësimin e gjeneratës se re prej 7-16 vjet për drejtimet:
          -aktrim,
          -regji,
          -montazh filmi,
          -fotografi dhe kamerë,
          -dizajn grafik,
          -pikturë.
c)Bashkëpunimin me të tjerët
-Bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me institucionet, shoqatat dhe asociacionet tjera me qëllime të njëjta, si dhe produktivin e projekteve filmime
-Të gjitha këto aktivitete zhvillohen në lidhshmëri të ngushtë me asociacionet, institucionet, shoqatat dhe individët tjerë të cilat kanë programe të ngjashme apo identike me organizatën
ART universal, si dhe aktivitete tjera që shkojnë në interes të zhvillimit të kulturës dhe të artit të mirëfilltë shqiptar
-Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata ART universal nuk do të kufizohet vetëm në aktivitetet e lartshënuara por do të ndërmarrë veprime të cilat në radhë të parë mbrojnë interesin e anëtarëve të vet dhe të kulturës në përgjithësi si dhe zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve që lajmërohen në fushën e artit e të kulturës brenda vendit.
.............................................................................................................................................................................
                                                     S T A T U T I
                                                  I OJQ-së   ART universal (uniART)

 

 

Ky statut do të qeveris shoqatën jo-profitabile ART universal të themeluar në pajtim me rregulloren numër 1999/22 të administratës së përkohshme të Misionit të kombeve të Bashkuara në Kosovë.
                                                              NENI 1
                                                 Emri, forma dhe adresa
Neni 1
1.1. Organizata do të quhet ART universal
1.2. Ajo mund të njihet edhe si uniART
1.3. Organizata është shoqatë jo-profitabile, sipas definimit të dhënë në paragrafin 2.2 të rregullores së UNMIK-ut numër 1999/22
1.4. Organizata nuk do të bëjë shpërndarjen e çfarëdo fitimi neto ose të profitit si të tillë për asnjë individ, pasuria, të ardhurat dhe profiti i organizatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet jo-profitabile të organizatës dhe nuk do të përdoren për të krijuar benificione të veçanta individuale qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, nëpunësin, ndonjë të punësuar apo donator të OJQ-së. Megjithatë, pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona kanë bërë për këtë organizatë.
1.5. Ndonjë transaksion në mes të anëtarëve, anëtarëve të këshillit, drejtorëve, personi ose nëpunësi dhe organizate duhet të mbyllet në vlera reale të tregut ose në kushte që janë më të favorshme për organizatën.
1.6. Organizata ART universal, ka logon e vet
1.7. Pas lëshimit të lejes për fillimin e punës do ta ketë edhe vulën e vet
1.8. Organizata ART universal, e ka selinë e saj në Sheshin “Faruk Elezi” p.n në Klinë.
                                                                
NENI 2
                                                       Themeluesit

Neni 2
2.1. Themelues të Organizatës janë:
        1. Skënder Behramaj, Rruga “Faruk Elezi” Nr. 51 Klinë
        2. Dibran Fylli, Sheshi FARUK ELEZI pn. KK Klinë
        3.Naim Kadriu, Rruga “Faruk Elezi” pn. Klinë
2.2. Përfaqësues i autorizuar i organizatës në Kosovë është Skënder Behramaj
2.3. Përfaqësuesi i autorizuar emërohet nga Bordi Drejtues dhe duhet ta përfaqësoj organizatën
      në Kosovë dhe t’i pranoj të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës. Ai është përgjegjës
      për informimin e autoriteteve relevante administrative për çfarëdo ndryshimi në organizatë.
                                                                NENI 3
                                                  Qëllimi dhe Aktivitetet
Neni 3
3.1. Organizata është themeluar me qëllim të:
        -Ngritjes profesionale për artistet e rinj të të gjitha drejtimeve
        -Ndihmës profesionale në lëmin e arit skenik dhe filmik
        -Ndihmës profesionale në lëmin e artit pamor (pikturë dhe skulpturë)
        -Ndihmës profesionale në drejtimin e dramaturgjisë, regjisë, aktrimit, skenografisë, montazhit,
          ndriçimit, grimit, zërimit-tonit dhe dizajnit grafik
  -Realizimit të filmave dokumentar dhe artistik
        -Përgatitjes se shfaqjeve profesionale me qëllim të rikthimit të shikuesit në shfaqje teatrore
        -Përgatitjeve dhe organizimit të premierave të teatrit dhe të filmit artistik dhe dokumentar
3.2. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, Organizata do të ndërmarr, (por nuk do të kufizohet vetëm në  
      to), aktivitetet e poshtëshënuara:
a)Organizimin e kurseve të ndryshme-trajnime
-Aftësimin praktik në kompjuter:
          -sistemi modular për montazh të reklamave
          -të filmit dokumentar, artistik dhe televiziv
          -të titrimit dhe muzikës
          -efektet e të gjitha llojeve dhe spoteve televizive
          -të dizajnit grafik
-Aftësimin e artistëve të rinj ne degët:
          -aktrim,
          -regji,
          -dramaturgji,
          -skenografi dhe kamerë
b)Hapjen e mundësive të reja
-Përgatitjen dhe aftësimin e gjeneratës se re prej 7-16 vjet për drejtimet:
          -aktrim,
          -regji,
          -montazh filmi,
          -fotografi dhe kamerë,
          -dizajn grafik,
          -pikturë
c)Bashkëpunimin me të tjerët
-Bashkëpunimi dhe koordinimi i punës me institucionet, shoqatat dhe asociacionet tjera me qëllime të njëjta, si dhe produktivin e projekteve filmime
-Të gjitha këto aktivitete zhvillohen në lidhshmëri të ngushtë me asociacionet, institucionet, shoqatat dhe individët tjerë të cilat kanë programe të ngjashme apo identike me organizatën
ART universal, si dhe aktivitete tjera që shkojnë në interes të zhvillimit të kulturës dhe të artit të mirëfilltë shqiptar
-Për t’i përmbushur qëllimet e saj organizata ART universal nuk do të kufizohet vetëm në aktivitetet e lartshënuara por do të ndërmarrë veprime të cilat në radhë të parë mbrojnë interesin e anëtarëve të vet dhe të kulturës në përgjithësi si dhe zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve që lajmërohen në fushën e artit e të kulturës brenda vendit.
                                                                     
NENI 4
                                                             Anëtarësimi

Neni 4
4.1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pa marr parasysh racën, gjininë, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën ose aftësitë fizike.
4.2. Kuvendi i anëtarëve do të vendos nëse do të kërkohet pagesa e anëtarësimit nga anëtarët. Mos pagesa e anëtarësisë, pas paralajmërimit me shkrim do të shërbej si bazë për përjashtimin e anëtarit nga organizata ART universal.
4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundoj ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të:
      1.-Mosrespektimit të statutit të shoqatës - ART universal
      2.-Keqpërdorimit të detyrës zyrtare, apo dëmtimit të imazhit të shoqatës – ART universal
      3.-Mos kryerjes së obligimeve të marra më tepër se tri herë
      4.-Futjes së përçarjes, mos tolerancës në baza fetare, kombëtare, racore apo rënia ndesh me
        qëllimin e shoqatës – ART universal.
Në rast të suspendimit, kohëzgjatja do të përcaktohet.
4.4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit nga Kuvendi i Anëtarëve do të vendoset me shumicë të anëtarëve prezent.
                                                                    
NENI 5
                                                          Kuvendi i Anëtarëve
Neni 5
5.1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të Organizatës.
5.2. Kuvendi i Anëtarëve ka pergjegjësinë më të lartë për politiken dhe çështjen financiare të Organizatës.
5.3. Përpos kompetencave që ka Kuvendi i Anëtarëve sipas statutit, ai gjithashtu ka edhe këto kompetenca:
      1.-Të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Bordit Drejtues
      2.-T’i aprovojë raportet prej zyrtarëve,
      3.-Të aprovojë përvetësimin e fitimit mbi vlerën e caktuar.
5.4. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në Bordin Drejtues ose edhe ndonjë organ tjetër ose edhe të punësuar të Organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij.
                                                                        
NENI 6
                                                   Mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve

Neni 6
6.1. Kuvendi i Anëtarëve do të takohen së paku njëherë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku do të vlerësojë dhe aprovojë mjetet, obligimet shpenzimet e të hyrave dhe programet për vitet e ardhshme.
6.2. Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ), kurdoherë që kërkohet nga (gjysma e anëtarëve) ose nga Bordi i Drejtorëve. Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Sekretarit i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e shpjeguara në paragrafin 6.3.
6.3. Lajmërimi me shkrim për MPV ose MPJ duke përfshirë datën dhe vendimin e mbajtjes së mbledhjes së bashku me rendin e ditës për takimin, do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë (7) ditë para ditës se mbajtjes se mbledhjes.
6.4. Për mbajtjen e mbledhjes më së paku është e nevojshme pjesëmarrja e 50%+1 e anëtarëve. Nëse ky minimum nuk arrihet takimi do të shtyhet për një ditë të caktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve.
6.5. Secili anëtarë i Organizatës ka një votë në kuvendin e Anëtarëve.
6.6. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent.
6.7. Secili anëtarë i Kuvendit të Anëtarëve mund të abstenojë nga votimi ose nga marrja e vendimit në çfarëdo çështje për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.
                                                               NENI 7
                                                       Bordi   Drejtues

Neni 7
7.1. Përpos kompetencave të dhëna me këtë statut, Bordi Drejtues duhet të jetë përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë se Organizatës. Bordi Drejtues duhet të veprojë çdoherë në pajtim me qëllimin e Organizatës.
7.2. Përpos kompetencave të dhëna në këtë statut, Bordi Drejtues do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca:
      1.-Ta përfaqësojë Organizatën dhe të veprojë në emër të saj,
      2.-Të lidhë kontrata në emër dhe llogari të Organizatës,
      3.-Të kontaktojë me institucionet dhe asociacionet relevante,
      4.-Të kujdeset mbi ligjshmërinë e punës se Organizatës si dhe punët tjera të parapara me
          Statut dhe akte tjera juridike të OJQ-së ART universal
      5.-Të emëroj përfaqësues, t’i përcaktojë kompetencat dhe detyrat e tyre.
7.3. Bordi Drejtues zgjidhet nga Anëtarët e Organizatës. Ata do të zgjidhen individualisht nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Drejtori zgjidhet në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe do të ushtroj detyrën deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.
Mandati (kontrata) e punës mund të pushoi:
        a) në rast vdekje,
        b) dorëheqje nga detyra ose
        c) shkarkimi nga detyra
7.4. Bordi i Drejtorëve do të ketë të paktën tre (3) anëtarë:
        1.-Kryetarin
        2.-Sekretarin dhe
        3.-Arkëtarin.
7.5. Anëtarët e Bordit Drejtues nuk mund të zgjidhen në mandat të njëpasnjëshëm.
7.6. Anëtarët e Bordit Drejtues mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me votat e MVP-së dhe MPJ-së të Kuvendit të Anëtarëve.
7.7. Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit të Bordit Drejtues, Kuvendi i Anëtarëve duhet të zgjedhin pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur.
7.8. Vendimet në Bordin Drejtues merren me shumicë votash.
7.9. Bordi   Drejtues mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit.
7.10. Kurrfarë pagese ose kompensimi nuk duhet t’u bëhet drejtorëve, kryetarëve, apo edhe anëtarëve pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompensimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për Organizatë.
7.11. Secili anëtarë i Bordit Drejtues mund të abstenojë prej votimit për marrjen e vendimeve ose për çfarëdo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik.
                                                                   
NENI 8
                                                         Zyrtarët dhe Nëpunësit
Neni 8
8.1. Në rast nevoje Bordi   Drejtues do të emëroj Zyrtarë ose të pranoj persona që marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të Organizatës. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet nga Bordi   Drejtues i cili duhet të informoj Kuvendin e Anëtarëve për emërime të tilla.
8.2. Zyrtarët duhet të punësohen përmes marrëveshjes së shkruar e cila metalizon të gjitha të ardhurat dhe të mirat tjera që duhet t’i paguhen zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për Organizatë.
                                                                   
NENI 9
                                                      Shpërbërja e Organizatës
Neni 9
9.1. Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.
9.2. Kur të vendos për shpërbërjen e Organizatës, Kuvendi i Anëtarëve do të tregojë emrin e shoqatës ose fondacionit që do të marr pasurinë, mjetet e punës, pasi të jetë liruar nga detyrimet e Organizatës. Shoqata (t) ose fondacioni (et) e zgjedhura duhet të kenë qëllime të njëjta ose të ngjashme sikurse Organizata – ART universal.
                                                                
NENI 10
                                                         Ndryshimet e statutit
Neni 10
10.1. Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave (2/3) të shumicës së Kuvendit të Anëtarëve.
                                                                
NENI 11
                                            Periudha e Raportimit dhe Viti financiar
Neni 11
11.1. Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.
11.2. Viti financiar i Organizatës – ART universal do të përputhet me vitin kalendarik.

Ky statut është i aprovuar në Klinë, më 20.02.2009

                                                                  
Nga themeluesit

                           1. d.fylli                         2. s.behramaj                   3. n.kadriu

 

 

 

 

                                                                     

 

Search site

© 2014 All rights reserved.