UDHËTIM NËPËR DRENICË

                       UDHËTIM NËPËR DRENICË                           

Drenica, vendi i ngjarjeve të mëdha historike. Trevë e luftërave. Fushëbetejë e përgjakshme. Trevë e njohur në trojet Etnike shqiptare për mos pranimin e sundimit sllavo-komunist. Me ide të ngjashme demokratike me botën e Perëndimit. Me bagazh të pasur historik për ngjarje, luftëra, Lëvizje, Çeta kaçakësh e deri të lufta e lavdishme çlirimtare e UÇK-së. Tregues i udhëve që hapën rrugët e lirisë deri të një faqe e re historie.

Territori i Drenicës lidhet me Zonat për rreth saj duke filluar nga Zona e Shalës në verilindje të Mitrovicës, fshatrave të rrëzë Qyqavicës, ndan lumi Sitnica dhe vazhdon deri në afërsi të Komunës së vjetër të Vushtrrisë duke kaluar nëpër Kastriot-Dardhishtë-Bardh e deri të Sllatina. Me Zonën e Nerodimes, deri të Zona e Pashtrikut, përball Bjeshkëve të Berishës duke përfshirë edhe shumë fshatra të Llapushës. Me Zonën e Dukagjinit, përfshirë këtu edhe shumë fshatra të Komunës së Klinës, pjesën e sipërme të Lugut të Drinit nga aksi rrugor Klinë-Gurakoc e deri në afërsi të Burimit duke kaluar nëpër Bjeshkët e Moknës dhe takon me pikënisjen në territorin e Komunës së Mitrovicës. Ka dy Qendra Komunale + një, Skënderajn, Drenasin dhe Klinën e që në luftën e fundit të UÇK-së njihej si Drenica Qendrore. Fillimi i Luftës Çlirimtare në Drenicën Qendrore - Prekaz, ose fillimi i rezistencës së armatosur, në trekëndëshin përbrenda vijave të akseve rrugore Skënderaj-Drenas-Komaran-Llapushnik-Klinë-Skënderaj,nuk ka filluar në vitet e 90-ta, ajo ka vepruar në vazhdimësi edhe para Luftës së Drenicës në vitin 1945...
                                                        Dy tri detaje të shkurtra-fakte:

                                                 

Kështu është shprehur Komandanti Suprem i FULÇBK-së Shaban Polluzha, në fillimin e Luftës së Drenicës më 1945; “Dominimi i komunizmit në Shqipëri, koalicioni me sllavët, si dhe rreshtimi në krahun e Lindjes, në fakt, është njëri prej fataliteteve që shënoi dëmet më të mëdha në historinë e re kombëtare”. Deri sa për karakteristikat e Luftës së Drenicës, në vitin 1945, Mjetet Amerikane të Informimit ishin shprehur qartë: “Drenica heroike, nën udhëheqjen e trimave të saj, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, i shpallën luftë ushtrisë jugosllave dhe ideologjisë komuniste, sikurse Pashallëku i Janinës, nën udhëheqjen e Ali Pashë Tepelenës që i shpalli luftë Perandorisë turke”.                   (libri “Personalitetet e Lëvizjes, 1941-1945, faqe 26 dhe 27)
Lëvizja Politike, Ushtarake, Antifashiste, Demokratike, për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar , që në popull njihet si Lufta e Drenicës, në pjesën e historisë sonë të anatemuar paraqet njërën prej ngjarjeve më të mëdha të kohës së re. Përcaktimi themelor e Programor i Lëvizjes ishte bashkimi i trojeve Etnike shqiptare. Ishte ky ideali madhor i Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit, i Konferencës së Mukjes, i Kuvendit të Drenicës, i Kuvendit Kombëtar të Polluzhës 
Këto pak rreshta, duhet shërbyer që sado pak ta plotësojnë një boshllëk të shumë faqeve të pashkruara të historisë sonë të lavdishme kombëtare dhe janë dëshmi autentike për bëmat e luftëtarëve të lirisë, janë dëshmi për luftën heroike të Forcave Ushtarake të Lëvizjes për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar (FULÇBK), që luftën e bëri kundër okupatorit sllavokomunist titist, si dhe kundër dominimit të komunizmit në Shqipëri dhe në Mesdhe.
                        Vazhdimi i traditave për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar;
*maj 1981, luftë frontale kundër regjimit sllavokomunist në Prekaz, deri në rënien heroike të Tahir e Nebih Meha (babë e djalë).
*rrethimi i Prekazit-Kulla e Jasharajve dhe rezistenca e Adem Jasharit një natë e një ditë deri në daljen jashtë rrethimit të hekurt policor e ushtarak.
*22.01.1998, fillimi i luftës çlirimtare, rrethimi i Prekazit, prapë në shënjestër Kulla e Jasharajve dhe lufta që zgjati nga mbrëmja deri në orët e hershme të mëngjesit.
*Kur e kishin diktuar serbët se në këtë anë të Drenicës populli kishte mbrojtje, pak ditë më vonë, me datën 27.02.1998 ishin drejtuar papritmas në anën tjetër të Drenicës, pra në Likoshan e Qirez, aty ku ndodhi masakra e paparë në këtë shekull. Kishin mësyrë këto fshatra hordhitë serbe, polici, ushtri e militantë serbë të gjithë të droguar, duke pirë e kënduar këngë çetnike. Në këto orë të kobshme çetnikët filluan të vrasin të masakrojnë popullatën civile, në këto fshatra vrisnin e masakronin me oreksin e tyre pleq e plaka, fëmijë e gra shtatzëna, duke mos i dalluar as kafshët që e kishin humbur rrugën në oborret e tyre nga krismat e katilëve. Në këtë betejë armiku humbi shumë si në njerëz ashtu dhe në makinerinë e tij.
*Lufta e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, në Prekaz, deri në rënien heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve tjerë, shënon fillimin definitiv të Luftës Çlirimtare të UÇK-së me formacione të rregullta deri në çlirimin e Kosovës, në Qershor 1999.
*mars 1998-Kështu dukej pasqyra e Drenicës, sipas fakteve të cilat do të duheshin të jenë shembull për anët tjera të Kosovës; Kur soldateska serbe nxori dhe ua vuri përballë UÇK-ës mbi 600 tanke të kalibrave të ndryshëm, 1200 topa dhe armë tjera të rënda, duke mos i përjashtuar as raketat tokë-tokë të tipit "Kaqusha" që villte helmin mbi malet e Drenicës, e që vinte nga drejtimi i Moknës. Nga kullat e Drenicës u detyruan të zhvendosen pleq, plaka, fëmijë por jo edhe ta kalojnë kufirin. Ata dolën nëpër malet, lugjet e luginat e Drenicës nën qiellin e hapur dhe vërtiteshin nga një anë në anën tjetër por gjithmonë brenda Kosovës. Numri i të zhvendosurve arrihet në 48.000 të gjithë të ikur nga zonat e rrezikuara, nga ato vende ku punonte arsenali luftarak serb, makineria ushtarake, që drejtohej nga oficerë të lartë serbë e rusë. E gjithë kjo ndodhi, Drenica dhe ushtria e saj i rezistoi këtij armiku të prishur dhe të pamëshirë.
                  NJË DËSHIRË DHE NJË POROSI NGA FËMIJËT E KOSOVËS
Edhe pse Kosova ka përjetuar vuajtjet e shekullit të kaluar, fëmijët jetojnë me ëndrrat e gëzimeve të tyre, shpresojnë se Kosova do të jetë një ditë e gëzuar si ëndrrat e tyre fëmijërore. Ata dëshirojnë kopshtet e hapura, shkollat, rrugët, gëzimin e jetës dhe lirinë...
Edhe pse ishin të përgjakur në kokë, duar, këmbë... ende nuk janë të shëruar – E dini pse?- Ata thonë: “Gjaku ynë që na rridhte nga trupi e ruajtëm të mbështjell në ëndrrat tona fëmijërore për t'ia dërguar Evropës dhe Botës... që ata ta marrin mendimin nga fëmijët e tyre se çka duhet bërë për fëmijët e Kosovës”. *Edona e vogël tremuajshe,që tani ende jeton pa kulm mbi kokë, qanë dhe kërkon eshtrat e të Ëmës. Ajo në gjuhën e vetë kërkon nga burrat e mëdhenj të botës që t'ia kthejnë djepin e saj, që ia kishin djegur katilët serbë gjatë luftës në truallin e stërgjyshërve.
Arbëri i vogël 11muajsh belbëzon duke thirrur me zërin e tij arbëror, lyp me duart e tij të njoma që t'ia kthejnë lodrat që ia kishin dëmtuar paramilitarët serb nën shtratin e tij në shtëpinë e baltosur, atëherë kur kishte ikur prej barbarisë serbe. Kurse nëna si ka as eshtrat këtu, ajo s’është në shtëpi, që të mund t’i pajtoi fëmijët me një gotë ujë në vend të qumështit...!?

Search site

© 2014 All rights reserved.